Ndryshimet kushtetuese në RMV, qeveria thirrje opozitës të mbështesë nismën
Qeveria në Maqedoninë e Veriut vazhdon të kërkojë mbështetjen e opozitës maqedonase për ndryshimet kushtetuese.
LSDM-ja i garanton VMRO-DPMNE-së se me dorëheqjet e ministrave të BDI-së, vendi i tyre në Qeveri është i sigurt. Si kusht kërkon miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Nga VMRO-DPMNE-ja përsërisin qëndrimin se çështja e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur dhe se dorëheqjet e ministrave të BDI-së janë tentativë për t’i mbuluar aferat korruptive brenda partisë së Ali Ahmetit.
Ministri i Jashtëm në dorëheqje, Bujar Osmani përmes një videoje prononcimi shpjegoi përmbajtjen e dy pjesëve të Kornizës negociuese.
Sipas tij, Marrëveshja me Bullgarinë nuk ndodhet në pjesën speciale të kornizës, por në pjesën e përgjithshme mbi të cilën vendet anëtare të BE-së nuk votojnë. Qeveria në RMV ka në dispozicion më pak se dy javë për të marrë vesh nëse i ka ose jo 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Seanca parlamentare është caktuar për 18 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës