Jo më Ruanda, zbulohet tjetër shtet ku Britania pritet t’i çojë azilkërkuesit
Britania e madhe ka filluar të zhvendosë emigrantët e paligjshëm në kontejner dhe objekte ushtarake për të jetuar aty deri sa kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen.
Sipas argumentit nga qeveria britanike, qëndrimi i tyre në hotele dhe kostot e tjera të jetesës po i kushtonin shumë, duke kapur vlerat e 7.6 mln dollarëve në ditë. Megjithatë, vendimi nuk është pritur mirë dhe është cilësuar deri në çnjerëzor nga disa shoqata humanitare.
Gazetari shqiptar në Londër Daut Dauti tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria britanike është e vendosur në qëllimin e vet për të dëbuar emigrantët.
Ai tregoi se qeveria e Britanisë është në pritje të vendimit të gjykatës rreth çështjes së Ruandës. Nëse refuzohet, tha ai, Britania do të zgjedhë një tjetër ujdhesë të vetën për t’i dërguar.
“Këto masa të rënda të qeverisë së Sunak do vazhdojnë edhe më tej. Dënimet janë paralajmëruar, dje ishte edhe deklarata e qeverisë që thoshte se jemi në pritje të gjykatës që do të vendosë rreth rastit të Ruandës. Nëse jo, atëherë do të ndërmerret një hap për t’i dërguar azilkërkuesit në një ujdhesë tjetër të Britanisë. Nëse dështon Ruanda do t’i dërgojnë në një ujdhesë të panjohur, të cilën dje e dëgjova për herë të parë dhe ja harrova emrin”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Planet për kursim, Britania nis zhvendosjen e emigrantëve në platformat lundruese
- Hetim avokatëve në Britani, Braverman: Mashtrojnë për të ndihmuar emigrantët
“Niko Peleshi, në syrin e ciklonit”, Lita: S’do ta kalojë lehtë rastin e Zall Herrit
Spahiu: Rritja e çmimeve të shtëpive frenohet duke ndaluar blerjet e të huajve
Spahiu: Prokurorë të huaj, po zbardhin miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme