“Londra me dorë të hekurt!” Avokati: Gjoba biznesmenëve që punësojnë të paligjshëm

8 Gusht 2023 | 20:15

Avokati Naim Hasani tha për Euronews Albania se Britania e madhe po tregon se do veprojë me dorë të hekurt ndaj emigrantëve të paligjshëm.

Ai tha se çdo biznesmen që do të punësojë emigrant të paligjshëm do të gjobitet me 45 mijë paund, ndërsa edhe gjobat për qiradhënësit janë më të larta seç kanë qenë më herët. Sipas avokatit gjobat për këdo që transporton emigrantë të paligjshëm shkon deri në 10 mijë paund.

“Nëse një biznes gjendet duke punësuar emigrantë të paligjshëm do ketë një gjobë 45 mijë paund për çdo person që punësohet në mënyrë të paligjshëm. Jo vetëm kaq por qeveria ka ligj të veçantë që të mos lejojë pronarët e shtëpive që t’u japin emigrantëve ilegalë kontrata shtëpish me qira.

Nëse një qiradhënës i jepte shtëpinë me qira një emigranti të paligjshëm, gjoba për një individ ishte 80 paund, ndërsa për disa individ shkonte deri në 1000 paund, ndërsa tani gjoba është për një person 5 mijë paund dhe më shumë se një person 10 mijë paund.

Kështu që është një masë shumë e fortë shtrënguese, por qeveria me këtë po tenton t’i tregojë publikut britanik se një nga 5 prioritetet më të rëndësishme nuk janë të pazbatueshme por ata do veprojnë me dorë të hekurt ndaj atyre që tentojnë të futen në Britani në mënyrë të paligjshme”,-tha Avokati Naim Hasani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023