Iku nga “arresti i shtëpisë” për të vjedhur, arrestohet 32-vjeçari dhe 2 të tjerë
Një 32-vjeçar në Dibër theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar për vjedhje për të shkuar sërish për të vjedhur.
Këtë herë ai u arrestua së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij K. H., 21 vjeç dhe G. Z., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Ushtelenxë.
Nga hetimet rezultoi se K. H., 21 vjeç dhe G. Z., 29 vjeç janë autorë edhe të tre vjedhjeve të tjera në banesa ndërkohë që së bashku me 32-vjeçarin M.T. kishin vjedhur edhe në dy lokale.
Njoftimi i policisë
Në Dibër, për 5 raste vjedhjesh, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasi M. T. (T.), 32 vjeç, banues në fshatin Vakuf, si dhe shtetasit K. H., 21 vjeç dhe G. Z., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Ushtelenxë.
32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për vjedhje, me qëllim kryerjen e vjedhjeve të tjera në 2 lokale në territoret e njësive administrative Muhurr dhe Kastriot, së bashku me shtetasit K.H dhe G.Z.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dhe shtetasit K. H. dhe G. Z. janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa, në territoret e njësive administrative Maqellarë dhe Luzni. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk