Shfrytëzonin fëmijët për të lypur, e “pësojnë” 5 persona në Durrës

9 Gusht 2023 | 12:43

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 5 shtetas, të cilët shfrytëzonin për të lypur fëmijët e tyre të mitur.

Raportohet se personat në fjalë ishin zhvendosur në mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, drejt Durrësit për të shfrytëzuar fëmijët e tyre për të lypur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Policia e Durrësit në reagimin e saj zyrtar apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

“Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., Sh. K., A. B., R. B. dhe V. D., pasi nga verifikimet ka rezultuar se kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, për të shfrytëzuar për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026