Kanabisi në repart shkakton “furtunë” te FA-të, lirohen nga detyra 14 ushtarakë

9 Gusht 2023 | 13:34

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas zbuluimit të parcelës me kanabis në repartin e Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente ku filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Ndërkohë janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

  1. Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:
  2. Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit

1.2.     Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3.      Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4.       Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

  1. Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

2.1.         Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2.         Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3.         Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4.         Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5.         Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6.         Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7.         Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8.         Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9.         Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10.      Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

  1. Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026