Nxirret trupi i mbytur i një 41-vjeçari nga liqeni i Belshit
Një 41-vjeçar është mbytur këtë të mërkurë në liqenin e Belshit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, kur efektivët e policisë u njoftuan se një person dyshohej të ishte mbytur në ujërat e liqenit.
Pas mbërritjes në adresën e dhënë, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç.
Sipas familjarëve të viktimës, dyshohej se 41-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njoftoi policia.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat