Zjarri përfshin kullotën, rrezikohet karburanti në Gjirokastër

9 Gusht 2023 | 14:04

Një vatër zjarri në periferi të fshatit Mashkullorë, Gjirokastër ka rrezikuar të përfshijë edhe një pikë të tregtimit të karburantit.

Zjarri është shfaqur rreth orës 13.00 të ditës së sotme në një sipërfaqe kullote, në rrethinat e fshatit Mashkullorë.

Brenda pak minutash flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar të përfshinin edhe një karburant që ushtron aktivitetin anës rrugës kombëtare.

Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikës ndërsa në operacionin për shuarjen  e zjarrit janë përfshirë edhe efektivat e policisë, strukturat e Bashkisë Gjirokastër dhe banorë të zonës.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur lokalizimin e zjarrit dhe evitimin e rrezikut për pikën e karburantit, Ndërkohë vazhdon puna për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026