“Duam të shkojmë në Euro 2024”, Silvinjo flet për objektivat e kuqezinjve në shtator

9 Gusht 2023 | 19:56

Në shtator kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ecurinë e eliminatoreve të Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm. Trajneri i ekipit kuqezi, Silvinjo ka folur për ecurinë e ekipit kombëtar në 3 ndeshjet e para eliminatore, por edhe objektivin e Shqipërisë në grupin E.

“Në qershor ishte e vështirë për ngarkesat e punës, pushimet. Tani nga pak është pak më ndryshe, vjen nga faza përgatitore me pak ndeshje dhe duhet të gjejmë lojtarët më të përgatitur për dy ndeshjet që kemi më 7 dhe 10 shtator”, u shpreh tekniku brazilian.

Për brazilianin që ka marrë drejtimin e ekipit shqiptar, objektivi i vetëm i kuqezinjve është kualifikimi në finalet e Euro 2024 dhe për këtë u shpreh se një rol vendimtar do të kenë rezultatet që Shqipëria do të marrë në transfertën e Çekisë dhe në sfidën brenda në shtëpi me Poloninë.

Silvinjo shpreson që me rikthimin 2-3 elementëve kyç të ekipit kombëtar që ai nuk i ka pasur në dispozicion në ndeshjet e qershorit rriten shanset e Shqipërisë që të marrë rezultate në këto ndeshje që ta mbajnë në 2 pozicionet e para të grupit.

“Është mëkat për Kumbullën e Romës që u dëmtua, edhe Broja gjithashtu, kemi 2-3 lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar. Por ka lojtarë shumë të mirë e të përkushtuar”, tha Silvinjo për “Radio Marca” në Spanjë.

Shqipëria nën drejtimin e Silvinjos në eliminatoret për Euro 24 deri më tani ka 1 humbje ndaj Polonisë dhe dy fitore ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Me këto rezultate Shqipëria renditet e dyta në grupin E dhe pas ndeshjeve të shtatorit, do i mbyll këto eliminatore me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe dhe Çekinë në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026