Dinastia’ Koçi, vëllezërit kampionë që ndjekin gjurmët e babait në boks

10 Gusht 2023 | 20:21

Familja Koçi vijon traditën e boksit, ndërsa pas babait Arturit, edhe dy vëllezërit Ahmedi dhe Amari po ecin në të njëjtën rrugë.

Ahmed Koçi u shpall nënkampion Evrope në kampionatin e boksit U-16, të zhvilluar në Ploiesti të Rumanisë, duke zhvilluar një rrugëtim spektakolar.

Boksieri shqiptar mposhti që në ndeshjen e parë kampionin në fuqi, duke regjistruar triumf dhe ndaj atletëve nga Gjermania e Bosnja, ndërsa në finale humbi ndaj kampionit anglez.

Vëllai i tij Amari po ashtu është një yll në ngjitje në boks, ndërsa sezonin e shkuar u shpall po ashtu nënkampion, ndërsa eventi u zhvillua në Itali.

Dyshja Ahmed e Amar Koçi premtojnë shumë për boksin shqiptar, ndërsa të dy kanë shijuar titullin kampion në Shqipëri.

E gjithë kjo dashuri për sportin ka nisur nga babai i tyre Arturi, i cili është njëkohësisht dhe trajneri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026