Itali| Foshnja i bie nënës nga duart teksa po i jepte gji, përfundon në koma

12 Gusht 2023 | 18:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Kremonës në Itali, ku një fëmijë 18 muajsh i ka rëshkitur nga duart nënës së tij dhe ka përfunduar në koma.

Foshnja ishte duke pirë gji në momentin kur ra nga duart të ëmës dhe u përplas në kokë.

Fëmija u transportua me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe ndodhet n kujdes intensiv në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin dhe po marrin dëshmitë e tre personave që ndodheshin në shtëpi bashkë me nënën.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ka qenë e ulur në shkallët e shtëpisë teksa i jepte qumësht fëmijës.

Befas foshnja filloi të përpëlitej, duke u rrëzuar dhe duke goditur kokën në njërën nga shkallët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026