Këngëtarit të mirënjohur grek i akordohet në Gjirokastër “Çelësi i qytetit”

14 Gusht 2023 | 12:49

Këngëtari i mirënjohur grek Konstandinos Argjiros në fundjavë ka dhënë një koncert në qytetin e Gjirokastrës. Koncerti është organizuar në kalanë e gurtë duke tërhequr spektatorë të shumtë ndërsa pjesëmarrës kanë qenë edhe turistët që vizitojnë këto ditë Gjirokastrën.

Gjatë një ceremonie zyrtare kryetari i Bashkisë Flamur Golemi i ka dorëzuar këngëtarit të mirënjohur në mënyrë simbolike Çelësin e Qytetit.

Mes të tjerash kryebashkiaku Golemi vlerësoi koncertin e organizuar në Gjirokastër duke e cilësuar këngëtarin,  ambasador të Gjirokastrës dhe Shqipërisë në botë

“ E vlerësoj shumë këtë veprim për këtë qytet historik. ishte një nga koncertet më të mira që kam bërë ndonjëherë në një nga vendet më të bukura në kala. Dashurinë e njerëzve nuk kam fjalë për ta përshkruar më dhanë zemrën e tyre dhe unë sa herë që do mundem do të jape zemren time në Gjirokastër. Do të jap një falënderim të sinqertë për gjithë mikpritjen që më keni organizuar e vlerësoj dhe ju jap zemrën time” , u shpreh këngëtari.

Gjatë kësaj fundjave  në Gjirokastër u zhvilluan aktivitete të shumta kulturore të cilat tërhoqën edhe turistët vendas dhe të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026