Vaksina kundër HPV/ ISHP: Në janar të 2024 do vaksinohen edhe vajzat 14-20 vjeç

14 Gusht 2023 | 15:37

16 mijë vajza të moshës 13-vjeçare parashikohet që deri në fund të këtij viti të kenë injektuar vaksinën kundër Human Papiloma virusit, që i mbron nga kanceri i qafës së mitrës.

Ekspertët e institutit të shëndeti publik, bëjnë me dije se një pjesë e mirë e vajzave të lindura në vitet 2009-2010 e kanë marrë tashmë vaksinën ndërsa është planifikuar që nga janari i vitit të ardhshëm ajo të aplikohet edhe tek vajzat mbi 14 vjeç.

 “Gjatë këtij viti u vu re një rritje e kërkesës nga vajzat më të rritura, 14, 18, 20 vjeç për t’u vaksinuar. Kemi menduar të organizojmë një fushatë vaksinimi për të gjitha vajzat mbi 14 vjeç e sipër për t’i vaksinuar nga Janari i viti 2024 e në vazhdim në mënyrë që edhe ato të kenë mundësi të vaksinohen ndaj HPV”,- tha Rovena Daja përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit ISHP

Vajzat e grupmoshës 14-20 vjeç do të identifikohen nëpërmjet një fushate të quajtur catch-up”, procesi pritet të zgjas disa muaj.

 “Këto fushata zgjasin nga 6-12 muaj për t’i kapur të gjitha vajzat e kësaj grupmoshe që duhet të vaksinohen”,-tha Rovena Daja përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit ISHP.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve vaksina ofrohet në një dozë të vetme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026