Omonia paralajmëron: Lirojeni Fredin para se t’ju marrë para zemërimi i himariotëve
Sekretari i organizatës ‘Omonia’, Marin Suli, ka mbajtur fjalën e tij në protestën që po zhvillohet në Himarë për lirimin e Fredi Belerit nga burgu.
Ai theksoi se sheshi ku po zhvillohet protesta do të quhet “Sheshi i Lirisë” në ditën që do të lirohet Beleri nga burgu.
Suli nënvizoi se burgu politik i rilindjes nuk do ta mbajë dot gjatë Belerin pas hekurave.
“Nga sot falë jush ky shesh ka një emër të ri, është sheshi i dinjitetit të lirisë. Ditën e parë të lirisë së Fredi Belerit, ky shesh do të mbajë emrin e “Shesh i Lirisë”. Dua të ju falënderoj për shansin që na keni dhënë fuqi për të drejtuar Himarën për katër vitet e ardhshme. Vullneti i shumicës për fat të kequ nëpërkëmb duke mbajtur në burg Fredi Belerin. Burgu politik dhe rilindas nuk do ta mbajë dot gjatë Belerin. Ai do të jetë kreu i Bashkisë së Himarës. Dora e zezë e zuzarëve nuk do ta mbajë larg kryetarin nga zyra e Bashkisë. Fitorja jonë, fitorja e Fredit është e padiskutueshme. Janë 4 mijë himarjotë që kanë votuar për Belerin. Lirojeni para se të ju marrë zemërimi i himarjotëve. Ne e kemi zgjedhur fatin tonë dhe drejtuesin tonë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur