Konçensioni i sterilizimit, mjeku: I panevojshëm, rriti kostot e operacioneve

17 Gusht 2023 | 15:56

Kontrata koncensionare për sterilizmin ishte pa menduar mirë dhe për pasojë rriti në mënyrë artificiale kostot e ndërhyrjeve kirugjikale.

I këtij mendimi është professor Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator. Ai thotë për Euronws Albania se shkak për këtë është përcaktimi I 3 seteve tip.

“Një operacion i thjeshtë më parë nuk shkonte më shumë se 15000 lekë të reja në një kohë që kjo u rrit artificialist e shkoi 45000 lekë. Ndonjëherë duheshin edhe dy apo tre sete operacionale”- tha Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator.

Në gjykimin e tij, kontrata koncensionare ishte e panevojshme, ndërsa citon se qendra e sterilizimit e ndërtuar në QSUT iu dha falas koncensionarit në një kohë kur mund të përdorej nga shteti.

“Ky koncesion m\për mendimin tim nuk ka qenë i nevojshëm, sepse shteti, kishte ndërtuar në spotal një qendër sterilizimi dhe nuk i kushtonte gjë që një ekip njerëzish t’i trajtonte për të bërë këtë gjë”,-tha Pirro Prifti,  mjek anestezist-reanimator.

Futja e seteve kirugjikale njëpërdorimshme, u argumentuan si pasojë e domosdoshmërisë për të ulur ditë qëndrimin në spital të pacientëve dhe infeksionet postoperatore.

LEOXNI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026