Vuçiç: Pse ndërkombëtarët nuk reagojnë për Shqipërinë e Madhe

18 Gusht 2023 | 18:08

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se ndërkombëtarët nuk po reagojnë për mesazhet e kryeministrit Albin Kurti, që sipas tij, po ëndërron krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Duke komentuar vizitën e Kurtit javën e Kaluar në Maqedoninë e Veriut, Vuçiç tha se nëse ai do të kishte dhënë mesazhe të tilla, kritikat nga SHBA dhe BE do të ishin shumë më të mëdha.

Në një intervistë për median serbe, Vuçiç tha se veç Kosovës Serbia po përballet me presione të madha për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Sipas tij, qeveria serbe nuk ka bërë asgjë të gabuar duke ruajtur lidhjet me Moskën. Vuçiç thotë se artikujt në disa media ndërkombëtare që e përshkruanin atë dhe qeverinë e tij si të korruptuar janë pjesë e një skeme për të dëmtuar Serbinë.

Serbia është një nga vendet e pakta që nuk ka pranuar të vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026