Haaland, “tersi” në finale, norvegjezi nuk shënoi në asnjë përballje

18 Gusht 2023 | 18:41

Erling Haaland ishte protagonist absolut në edicionin e tij të parë në Premier League me Manchester Cityn, duke shënuar plot 36 gola. Norvegjezi ishte i jashtëzakonshëm në fushë ne lojës, duke u kthyer në një makineri.

Edhe në Champions, ritmi ishte i njëjtë, duke shënuar thuajse ndaj çdo skuadre, Edicioni që lamë pas është më i suksesshmi në historinë e the cityzens, duke fituar kampionatin, kupën, superkupën në Angli, Champions Leaguen dhe Superkupën e Evropës, disa finale rresht.

Ajo çka bie në sy është se në asnjërën prej tyre nuk ka shënuar norvegjezi, duke regjistruar kështu një lloj tersi, kur vjen fjala tek finalet e rëndësishme. Kujtojmë se në Ligën e Kampionëve, goli i vetëm u shënua nga mesfushori Rodri, ndërsa ai i Superkupës së Evropës nga Cole Palmer. E njëjta histori dhe në finalen e FA Cup, ku mposhtën djajtë e kuq me rezultatin 2-1, dygolëshi i Gundogan solli një tjetër trofe për Guardiolën.

Pra siç duket dhe nga statistikat, edhe pse Haaland ishte sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë, sërish ishte i pafat për të lënë gjurmë në finalet më të rëndësishme për klubin. Kujtojmë se dhe në sezonin e ri të Premier Leagues angleze, sulmuesi shënoi dy gola që në ndeshjen e parë, ndërsa është sërish pretendenti kryesor për fitimin e këpucës së artë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026