Ndiqej nga policia, fugoni me klandestinë përplaset me dy mjete, zbardhet ngjarja
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Këlcyrë. Një furgon tip “Opel”, i cili po ndiqej nga policia është përplasur me dy automjete të tjera, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Mësohet se fugoni transportonte emigrantëve të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej dhe është përplasur. Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetas, emigrantë nga vendet e treta. Gjatë kontrollit të mjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.
Policia njofton se drejtuesi i mjetit së bashku me emigrantët janë shoqëruar në polici ndërsa dy emigrantët e dëmtuar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Mekami”, Këlcyrë, fugoni tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. H., ka qënë në ndjekje nga strukturat kundër krimit të organizuar të DVP Gjirokastër, pasi dyshohej se transportonte emigrantëve të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej me gjithë automjet dhe për pasojë ka goditur dy automjete të tjera.
Për pasojë nga përplasja, janë dëmtuar 2 shtetas, emigrantë nga vendet e treta.
Gjatë kontrollit të mjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.
Drejtuesi i mjeti së bashku me emigrantët janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa dy emigrantët e dëmtuar, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon