Koreja e Veriut teston raketën lundruese, Koreja e Jugut nis stërvitjen me SHBA-në

21 Gusht 2023 | 11:29

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri një testim të raketave strategjike lundruese, ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan stërvitjet vjetore ushtarake që Pheniani i sheh si një ushtrim për luftë.

Kim Jong Un vizitoi një flotë detare të stacionuar në bregun lindor për ta mbikëqyrur testimin në bordin e një luftanijeje, raportoi KCNA-ja, pa specifikuar datën e udhëtimit të tij.

Testimi synonte të verifikonte “funksionin luftarak të anijes dhe tiparin e sistemit të saj raketor”, ndërsa përmirësonte aftësinë e marinarëve për të kryer një “mision sulmi në luftë të vërtetë”, tha KCNA-ja, duke shtuar se raketa e anijes goditi objektivin e saj.

Lideri i Koresë së Veriut tha se anija do të ketë “fuqi të fuqishme goditëse dhe gatishmëri të vazhdueshme për luftim për t’u përballur me situata të papritura”, raporton KCNA-ja.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se kishte zbuluar shenja të nisjes së raketës, por se pretendimet e KCNA-së ishin “të ekzagjeruara” dhe “dallonin nga faktet”, por nuk dha detaje të tjera.

Testimi i fundit i raketave erdhi në një kohë kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan stërvitjet verore të Mburojës së Lirisë Ulchi. Stërvitjet e nisura më 21 gusht janë të dizajnuara për ta përmirësuar përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Pheniani ka kritikuar stërvitjet ushtarake të aleatëve, duke i cilësuar ato si një stërvitje për luftë bërthamore.

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se stërvitjet e këtij viti do të jenë në “shkallën më të madhe ndonjëherë”, duke përfshirë dhjetëra mijëra trupa nga të dyja palët, si dhe disa shtete anëtare të Komandës së OKB-së.

Presidenti Yoon Suk Yeol tha se stërvitjet do të përfshijnë disa skenarë të emergjencës, të tilla si sulme kibernetike, terroriste dhe me dronë, si dhe një fushatë dezinformimi nga Koreja e Veriut.

Ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të testojë një raketë balistike ndërkontinentale ose të ndërmarrë veprime të tjera ushtarake për të protestuar ndaj stërvitjeve të aleatëve dhe samitit të javës së kaluar të Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026