Anija kozmike u përplas në hënë, pse dështoi misioni hapësinor rus
Anija hapësinore ruse “Luna-25” u përplas me hënën pasi hyri në një orbitë të pakontrolluar, bëri të ditur agjencia hapësinore ruse, “Ros-Kozmos”.
Ekspertët thonë megjithatë se misioni arriti shumë, pasi fluturoi drejt hënës, rezistoi dhe testoi pozitivisht pajisjet elektronike dhe shkencore.
Vitaly Yegorov, analist hapësinor në Rusi, deklaroi: “Ndoshta ka një problem elektronik me sistemin e orientimit. Pasi dihet se nisja e “Luna-25” është shtyrë për vite me radhë, ndoshta për 5 vjet. Kjo ishte vetëm për probleme elektronike, që vijnë si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Rusia për shkak të aneksimit të Krimesë”.
Sipas ekspertëve, Rusia duhet të arrijë hapin e vendeve të tjera.
“Në rang botëror, Rusia është mbrapa Indisë dhe Japonisë, ndërsa Kina dhe Amerika shkojnë përtej limiteve. Edhe Evropa është përpara, ndaj Rusia duhet t’i arrijë dhe presidenti e kupton këtë. “Luna-25” ishte një prioritet. Tani, projektet pasardhëse do të mbeten dhe financimi i tyre do të ruhet, por argumentet e së kaluarës se ne do të arrijmë të tjerët dhe do t’i lëmë të gjithë pas nuk do të jenë të mjaftueshme”, tha Yegorov.
Përfundimi me sukses i misionit të “Luna-25” do t’u kishte hapur rrugën misioneve të tjera ruse në Hënë, në një kohë kur Kina dhe India po nisin anijet e tyre dhe Shtetet e Bashkuara po kthehen tek misionet me pilotë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve