Verratti drejt Al Ahli, Olmo refuzon Man Cityn, Pavard edhe më pranë Interit
Marco Verratti ka vendosur të mos e vijojë më tej aventurën e tij me skuadrën e PSG, ndërsa mediat pranë klubit kryeqytetas pohojnë se ka një akord mes lojtarit dhe Al Ahli. 30-vjecari ka pohuar se nuk dëshiron të qëndrojë më në Francë, ndërsa kalimi drejt Arabisë Saudite mbetet cështje orësh. Verrati do të përfitojë 40 mln euro në sezon, ndërsa shuma që shkon në arkat e klubit kampion të Francës është afro 65 milionë.
Verratti numëron plot 11 vite me PSG, ndërsa në drejtim të tij ka pasur ofertë dhe nga Premier League. Një tjetër emër i përfolur në merkato është ai i spanjollit Dani Olmo. Sulmuesi i Leipzig i cili po shkëlqen në Bundesligë ka refuzuar kalimin tek Manchester City. Sipas mediave gjermane, ndaj tij ka pasur një ofertë nga kampionët e Premier Leagues, me këtë të fundit që e ka refuzuar menjëherë. Kujtojmë se Olmo shënoi 3 gola ndaj Bayernit në Superkupë, duke fituar trofeun e parë sezonal për Leipzig.
Benjamin Pavard është gjithmonë e më pranë Interit, me Bayernin i cili ka pohuar se nuk e ka në plan mbrojtësin anësor. Problem mbetet një 10 milionë eurosh, të cilin zikaltrit nuk kanë ndërmend ta ofrojnë e Bayerni nuk toleron. Konkretisht italianët kanë ofruar 25 mln euor, me Bayernin që kërkon 35. Bisedimet mes klubeve vijojnë edhe pse francezi ka një kontratë deri në 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.