Ministria e Jashtme greke: Vendimi për Belerin, në kundërshtim me ligjin
Ministria e Jashtme greke ka komentuar refuzimin e kërkesës për lirim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Sipas tyre një vendim i tillë është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se autoritetet shqiptare nuk po respektojnë ligjin.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Këtë të hënë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është paraqitur edhe vetë në gjykatën e posaçme ku u shqyrtua kërkesa për lirimin e tij e paraqitur më herët nga avokatët e tij.
Kujtojmë se Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Që nga ajo koha kanë qenë të shumta protestat për lirimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve