Qëllohet me breshëri kallashnikovi në drejtim të një banese në Skrapar

22 Gusht 2023 | 14:03

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Skraparit, pasi qëlloi me armë zjarri tip kallashnikov drejt ambienteve të një banese.

34-vjeçari qëlloi në drejtim të banesës për të kanosur familjarët që ndodheshin brenda me të cilët kishte disa konflikte personale për motive të dobëta.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

“Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 23:00, të datës 20.08.2023, brenda një banese në fshatin Potom, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë së Skraparit, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. T., 34 vjeç, banues në fshatin Potom, Skrapar.

Shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026