Prej muajsh pa skuadër, Rei Manaj firmos për 3 sezone me ekipin turk
Pushimet për sulmuesin e kombëtares shqiptare Rei Manaj kanë ardhur drejt fundit, ndërsa tanimë ka nisur një aventurë të re. 26-vjecari ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Sivasspor në superligën turke, ndërsa zyrtarizimi është bërë këtë të martë. Manaj ka firmosur për 3 sezone, teksa ditën e premte do të kryejë testet mjekësore, e më pas të jetë në dispozicion të trajnerit.
Kujtojmë se Rei Manaj prej afro 1 viti ishte pa skuadër, ndërsa aventura e tij tek Watford në Angli, u mbyll më shpejt se çpritej. Shqiptari zhvilloi atje vetëm 6 paraqitje, ku nuk mundi të shënonte asnjë gol. Pavarësisht formës së tij të luhatshme, ofertat nuk munguan. Skuadra nga La Liga, por edhe Sampdoria e Frosinone nga Serie A kërkuan shërbimet e sulmuesit, ndërsa nuk pati akord mes palëve.
Turqia është një mundësi shumë e mirë për sulmuesin shqiptar që të tregojë vlerat e tij, ndërsa konkurrenca është padyshim e madhe. Skuadrat si Fenerbahce, Galatasaray apo Besiktas janë fuqizuar së tepërmi, ndërsa Sivasspor e ka nisur mirë sezonin me 1 fitore dhe 1 barazim në dy ndeshjet e para. Rei Manaj është cilësuar si një ndër talented më të mëdhenj shqiptar, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Interit dhe më pas kaloi tek Barcelona.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta