Aksidenti i frikshëm te Liqeni, kush është 26-vjeçari që përfundoi mbi digë (Foto)

22 Gusht 2023 | 15:42

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të martë në Tiranë.

Një mjet tip BMW x6 po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve” ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Nga pamjet e kapura prej kamerave të sigurisë, shikohet mjeti luksoz që lëviz me shpejtësi skëterrë dhe ngjit digën e liqenit artificial, për t’u ndalur më pas në bordurën e betonit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Eldi Allushi është larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe është shpallur në kërkim. Dyshohet se 26-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:15 minuta të mëngjesit, një orar ku ajo pjesë e liqenit është relativisht e frekuentuar nga qytetarë që ushtrojnë aktivitete sportive.

Por për fat të mirë, përplasja e makinës nuk ka shkaktuar ndonjë këmbësorë të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026