Bashkëpronar në një kompani kanadeze, vritet me armë zjarri 26-vjeçari shqiptar

23 Gusht 2023 | 09:37

Është identifikuar 26-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua për vdekje pranë Carlsbad Springs, në skajin rural juglindor të Otavës në Kanada.

Ai është shtetasi Granit Ahmeti, bashkëpronar në një kompani karrotrecësh në Kanada.

Kompania ku ai punonte reagoi përmes një postimi prekës në rrjete sociale, ku tha se Ahmeti  ishte një një i ri mbushur me energji që e dashuronte jetën.

“Ishte një vëlla vetëmohues, partner i dashur dhe miku më i sjellshëm. Energjia dhe buzëqeshja e tij ishin gjithmonë kaq ngjitëse dhe dashuria e tij për jetën ishte e pakrahasueshme. Do të na mungojë më shumë se sa mund të shprehin fjalët”, shkruan në facebook, kompania Canadian Towing.

26-vjeçari u gjet i plagosur me armë zjarri në një adresë në Farmers Way, rreth 20 larg nga qendra e Otavës. Policia e gjeti me shenja jete shqiptarin rreth orës  3:45 të mëngjesit të së shtunës, por ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin, ku janë sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë me qëllim identifikimin e autorit.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, apo ndonjë person i dyshuar që mund të kishte konflikte me të riun shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026