Allushi dha dëshmi të rreme, s’ishte në mjet. Kush e ngiste BMW-në te diga e liqenit
BMW-ja x6 që “fluturoi” me shpejtësi skëterrë mbi digën e liqenit artificial nuk drejtohej nga pronari 26 vjeçar i arrestuar Eldi Allushi, por nga një nga shok i tij. Për këtë policia ka shpallur në kërkim Emiljano Ninën, të cilin e akuzon për 6 vepra penale, nga shkelja e rregullave të qarkullimit”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “armbajtja pa leje” pasi në banesë iu gjet një shkop bejsbolli.
Në gjendje të lirë për moskallëzim krimi po hetohet edhe 25 vjeçari Jurgen Allushi, i cili ka qenë pasagjer në mjet. Pronari i arrestuar fillimisht tentoi të manipulojë ngjarjen duke rrëfyer se i ishte stakuar pedali i gazit. Të rinjtë dyshohet se në momentin e aksidentit të pazakontë në orën 5 të mëngjesit të së martës, kanë qenë në gjendje të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.
Nga shpejtësia e lartë mjeti arriti të ngjisë digën duke rrezikuar jetën e qytetarëve që frekuentojnë liqenin artificial.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme