I nxehti pushton Lionin, bashkia mundëson hapësira me ajër të kondicionuar
Qyteti i Lionit në Francë pret të përballet me temperatura rekord në ditët në vijim, dhe shumë qytetarë e gjejnë veten në kërkim të hijeve për t’u freskuar.
Për disa turistë nga Franca veriore, temperaturat e larta në këtë zonë, janë surprizë.
“Mbërritëm në stacionin e trenit këtë mëngjes rreth orës 11:00, dhe ka një diferencë prej 15 gradë Celsius,” – u shpreh një qytetar.
Për t’iu kundërvënë vapës, parqet e qytetit kanë aplikuar zgjatjen e orarit të hapjes, në mënyrë që banorët të mund të përfitojnë nga freskia e zonave të gjelbra.
Por kjo nuk është e vetmja masë e marrë nga qyteti për të ndihmuar banorët në përballjen e të nxehtit.
Për zyrtaren e qytetit të Lyon-it, Veronik Dubo Bertran, krijimi i hapësirave të tilla është thelbësore për banorët.
“Për të moshuarit, të cilët zakonisht mblidhen nëpër parqe për të luajtur me letra, kemi krijuar këto hapësira të freskëta, të cilat mund ti shfrytëzojnë për të vijuar aktivitetet e tyre sociale, të cilat janë tepër të rëndësishme,” – tha ajo.
I tillë është rasti për Mishel, e cila vendosi të shfrytëzojë dhomën e bashkisë për tu freskuar, pasi në apartamentin e saj është tepër vapë.
“Në shtëpi është shumë vape! Tre ditët e fundit nuk arritëm të ulinim temperaturën nën 30 gradë Celsius, dhe sot janë 31 gradë Celsius,” – tha ajo.
Por për shumë në qytete europiane tashmë nevojiten zgjidhje të përhershme për të përballuar temperaturat e larta. Një studim i fundit zbuloi se 62.000 njerëz humbën jetën në Europë për shkak të nxehtësisë gjatë vitit 2022, ndërkohë 2023 regjistroj rekord për nxehtësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve