“Nuklat e inovacionit në çdo ministri”, Balluku: Punonjësit do kenë pagat të larta

24 Gusht 2023 | 13:38

Zëvendëskryeministrja njëherazi edhe ministre e energjetikës dhe infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për mediat rreth vendimeve të qeverisë të marra këtë të enjte. Ajo tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave është vendosur krijimi i nuklave të inovacionit nëpër ministri.

Sipas Ballukut kjo ka qenë një kërkesë e kryeministrit duke parë gjithë zhvillimet që ndodhin në Shqipëri që prej nisjes së digjitalizimit të të gjitha shërbimeve.

Balluku shtoi se pritet që brenda vjeshtës këto nukla të invocacionit të përdoren në çdo ministri.

“Gjatë mbledhjes së qeverisë, këtë të enjte pas një periudhe pushimesh detyra të reja janë në fokus. Në këtë mbledhje është diskutuar krijimi i nuklave të inovacionit në çdo ministri një kërkesë e kryeministrit e lidhur me të gjitha zhvillimet që ndodhin në Shqipëri, me nisjen e digjitalizimin e të gjithë shërbimeve ku qytetarët e kanë të prekshëm këtë shërbim dhe duhet që të përmendim se Shqipëria operon me teknologji moderne siç është rasti i satelitëve.

Sot ne kemi rezultate të prekshme dhe po përdoren për arsye të mira si në rastin e emergjencave civile dhe për turizmin, Bujqësinë, infrastrukturën dhe zhvillimin. Tashmë na ka lindur nevoja për nukla inovacioni në çdo ministri që do ti propozojnë ministrit dhe organizatës së çdo ministrie projektet e reja. Ne duhet që të dalim në treg për të marrë sa më shumë persona që janë të dhënë pas inovacionit.

Duke ditur pagat e tregut që tashmë janë të larta, për nuklat e informacionit dhe të inovacionit pagat do të jenë më të larta se sektorët e tjerë për të përthithur trurin më të mirë të tregut shqiptar dhe të diasporës. Brenda vjeshtës pritet që ne ti kemi të përdorshme këto nukla në çdo ministri, kemi diskutuar dhe për një vendqëndrim të përbashkët për këto nukla”,-tha Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026