Trupat ukrainase zbarkojnë në Krimenë e pushtuar, Ukraina mban “sekret” operacionin
Ukraina ka pohuar se një kontigjent i trupave të saj ka zbarkuar në Krimenë e pushtuar nga rusët në Ditën e Pavarësisë së vendit.
“Objektivat e misionit u arritën pa viktima”, shkroi zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Andriy Yusov në Telegram.
Yusov zbuloi se zbarkimi i trupave në ishull ishte pjesë e një misioni special, i cili mbahet sekret për arsye të sigurisë.
“Trupat kanë zbarkuar në gadishull si pjesë e një operacioni special,” i tha ai transmetuesit publik Suspilne, duke iu referuar Krimesë.
Ai pretendoi se Rusia pësoi humbje të personelit. Megjithatë, nga Kremlini nuk ka pasur asnjë koment në lidhje me këtë përleshje.
Suspilne raportoi se përleshja në Tarkhankut përfshinte avionë dhe anije të marinës. Një kanal rus Telegram kishte raportuar gjithashtu për luftime në atë zonë.
Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, tetë vjet përpara se të fillonte një pushtim në shkallë të plotë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau një mesazh në Tëitter për Ditën e Pavarësisë duke shprehur vlerësime dhe mbështetje për të gjithë ukrainasit që po luftojnë në ruajtjen e pavarësisë së vendit.
“Në këtë luftë, të gjithë kanë rëndësi. Sepse lufta është për diçka që është e rëndësishme për të gjithë,” tha Zelensky.
Dita e Pavarësisë ka fituar një rëndësi të shtuar mes ukrainasve që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, sipas një sondazhi nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev. Tani është festa e tretë më e rëndësishme e vendit, pas Pashkëve dhe Krishtlindjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve