Koncesioni i sterilizimit, Berisha sulmon SPAK: Nuk hetoi zyrtarët e lartë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sulmet në lidhje me aferën e koncesionit të “sterilizimit” dhe hetimet që po bën SPAK për këtë dosje.
Në një reagim në Facebook, Berisha akuzon prokurorinë special se nuk ka bërë hetime serioze dhe nuk ka përfshirë zyrtarët më të lartë shtetërorë që kanë përgjegjësi direkte për koncesionin e sterilizimit.
“Byrazeri firmosi dhe i fali kompanisë së vet dhe muratorit Rrapaj aparaturën ultramoderne të sterilizimit të blerë 1.7 milionë euro. Ai i dhuroi me firmën e tij, një kat të spitalit të sapo ndërtuar dhe i fali me firmën e tij dhjetëra mijëra instrumente kirurgjikale, me të cilat kryheshin dhjetëra mijëra operacione, dhe së fundmi firmosi për të marrë falas nga shtetit edhe ujin, energjinë elektrike, për sterilizim”, tha Sali Berisha, kreu i Rithemelimit në PD.
Berisha shprehet se kosto e sterilizimit u rrit me 80 herë, dhe sipas tij koncesioni iu kushtoi shqiptarëve deri sot 76 milionë euro dhe shumë jetë të humbura.
LEXONI GJITHASHTU:
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës