“Faleminderit Shqipëri”, grekët e zonave të prekura nga zjarri bëjnë “shqiponjën”

25 Gusht 2023 | 14:53

Dadias është një nga zonat më të prekura nga zjarret në prefekturën e Alexandroupolit.

Këtu shumica e banorëve janë larguar për shkak të frikës nga zjarri ndërkohë që shprehen të suprizuar se zjarrfikës nga Shqipëria kanë ardhur të ndihmojnë shtetit grek në këtë situatë të vështirë ”

Ata pak banorë që kanë ngelur në fshatin grek, shumicën e kohës luten me sytë nga kryqi I kishës.

Shpresa e vetme për ta ngelet tek Zoti, pasi ditët e fundit zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke u afruar edhe tek ta.

Euronews Albania i pyeti se si ata ndiheshin teksa vende të ndryshme kanë ardhur në ndihmë, një ndër to, edhe Shqipëria.

“Për 70 vite në këtë pyll nuk ka pasur zjarre, kujdesi ishte i madh por tani mushkëritë e fshatit nuk janë më. Faleminderit ju që keni ardhur, por nuk keni çfarë bëni më, këtu situata ka dalë jashtë kontrollit”, thotë Jorgos Babakis, banor.

“Shumë njerëz nga vende të ndryshme kane ardhur ne ndihme te Greqisë në këtë kohë, shoh pashe kamionët e Shqipërisë dhe ngela i suprizuar sepse marrëdhënia jonë këtë kohë nuk është shumë e mirë, por është mirë për Shqipërinë dhe Greqinë të qëndrojnë bashkë. Shpresoj që do bashkëpunojnë dhe marrëdhënia të jetë më e mirë në të ardhmen”, shprehet një tjetrë.

“Askush nuk është i sigurte ende ç’po ndodh këtu por po ndodh një katrahure këtu, kjo është e sigurte. Është një veprim i mirë nga Shqipëria sepse ne jemi afër me ju, të ndihmosh në këto momente është diçka unike, në qoftë se diçka ndodh në Shqipëri mendoj se edhe Greqia duhet të ndihmojë Shqipërinë”, thotë një vajzë e re.

Në përfundim të intervistës ajo bën dhe shqiponjën dykrenare, në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve që po ndihmojnë.

49 zjarrfikës nga Shqipëria dhe forca ushtarake po punojnë në zonën e Alexandroupoli për të vënë në kontroll flakët, edhe pse situata ka marrë përmasa të mëdha dhe fikja totale e tyre kërkon kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026