Lëvizja me patina elektrike, policia nis fushatën sensibilizuese

26 Gusht 2023 | 10:47

Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë nisur një fushatë sensibilizuese sa i takon lëvizjes me patina elektrike, një trend gjithnjë e në rritje nga qytetarët.

Përveç komunikimit me qytetarët, efektivët po shpërndajnë fletëpalosje ku janë renditur të gjithë këshillat për të lëvizur në mënyrë të sigurt dhe duke respektuar rregullat e qarkullimit.

Përmes njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Shtetit ka apeluar për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Lëviz i sigurt në rrugët e kryeqytetit,” – shkruhet në postim.

Ndërkohë, Besmir Qibini, shef i Qarkullimit Rrugor Tiranë deklaroi më herët në Euronews Albania se ka një reagim të qytetarëve që përdorin patinat elektrike për të lëvizur.

“Kryesisht përdoruesit e patinave elektrike kanë njohuri, është një pjesë intelektuale, kanë mirëkuptim. Në kontaktet që kemi pasur me ta, ne i përkrahim sepse realisht ata e shmangin trafikun, shmangin pjesën e ndotjes, por mënyra dhe respektimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale duhet respektuar sepse bëhet shkak për pasoja fatale, pra aksidente,” – u shpreh Qibini.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026