Pamje nga punimet në Shpirag, Rama: Po vijojnë testimet e fundit

28 Gusht 2023 | 08:36

Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të hëne një postim në Facebook, ku duken pamje të punimeve që po vijojnë në malin e Shpiragut.

Rama ka theksuar se kompania SHELL po vazhdon punën me testimet e fundit, e deri më tani të dhënat sipas kryeministrit duket të jenë pozitive.

“Mirëmëngjesi dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Më herët kryeministri është shprehur se nafta e zbuluar në Shpirag  është e cilësisë më të lartë, “njësoj si nafta premium e Arabisë Saudite”,-tha ai, e nëse ajo arrin të nxirret me sukses atëherë do të sjellë një ndryshim shumë të madh në ekonominë e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026