Nuk i ndalon policisë, i riu në Tiranë braktis mjetin hedh armën dhe “zhduket”
Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.
I riu braktisi automjetin te “Kodra E Diellit” dhe u largua me vrap për t’iu fshehur policisë. Në momentin e largimit, ai hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë, por mundi të identifikohej dhe të shpallej në kërkim nga ana e policisë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për dy persona të tjerë të cilën ndodheshin në një makinë tjetër që shoqëronte 27-vjeçarin, të cilët gjithahstu nuk iu bindën urdhërave të policisë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kodra e diellit”.
Gjatë operacionit, te Kodra e Diellit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dy automjete të cilave iu kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesit e tyre nuk iu janë bindur urdhrave dhe kanë tentuar të largohen. Njëri prej tyre ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap duke hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa drejtuesi tjetër është kapur dhe ndaluar bashkë me pasagjerin.
Në vijim të veprimeve, u identifikua dhe u shpall në kërkim drejtuesi që braktisi automjetin, shtetasi A. I., 27 vjeç, banues në Laç. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 27 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin, si dhe për shtetasin E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjeri në këtë automjet, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhini i armëve, armëve shpëthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet municion luftarak”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon