BE del nga kriza energjetike, bien çmimet e gazit, faturat kthehen si para luftës

28 Gusht 2023 | 17:21

Kriza energjetike në Evropë duket se ka marrë fund vetëm një vit pasi çmimet e saj thyen të gjitha rekordet. Faturat që arrinin deri në disa qindra euro tani i përkasin së kaluarës, pasi kontinenti ka parë se si çmimet e gazit kanë rënë në nivelin e para luftës në Ukrainë.

Dhe ndërsa pritet një paqëndrueshmëri, qytetarët për momentin mund të marrin frymë lirisht.

“Paqëndrueshmëria pritet të sjellë një luhatje prej 5, 10 ose 20 për qind. Këtu nuk ka asgjë dramatike si ato që kemi parë dhe jemi mësuar me tregun. Ne duhet të kujtojmë se themelet janë gjithashtu inkurajuese kur bëhet fjalë për rezervat me gaz. Komplekset e këtyre rezervave janë të mbushura mbi 90 për qind dhe kërkesa për gaz në Evropë mbetet e reduktuar me 20 për qind krahasuar me nivelet para krizës”, thotë Simone Tagliapietra, ekonomist.

Një vit më parë çmimet e gazit shënuan rekordin më të lartë duke arritur në 300 euro për megavat orë, ndërsa rezervat me gaz ishin në 79%.

Këtë gusht, situata është shumë më e mirë me çmimet që arrijnë në 34 euro për megavat orë dhe rezervat me gaz që janë 92 për qind të mbushura. Kjo është arsyeja përse qeveritë kanë ndryshuar strategji.

“Ndërsa vitin e kaluar qeveritë ndërhynë duke subvencionuar faturat e energjisë për të gjithë, tani është me rëndësi që të mos ndërhyjnë më pasi nuk jemi në mes të një krize. Por duhet një ndërhyrje selektive për të mbështetur shtresat e cenueshme”, shprehet Tagliapietra.

Ndërsa për dimrin që vjen nuk mund të përjashtohen surprizat, situata pritet të bëhet më mirë pasi BE ka intensifikuar tranzicionin energjetik dhe po shkëputet nga vartësia e gazit rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026