“Shmangëm rrezikun nga zjarret”, Peleshi: Mund të kemi emergjenca nga reshjet

29 Gusht 2023 | 10:14

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte këtë të martë në një konferencë për mediat për të folur rreth situatës së zjarreve dhe të reshjeve në vendin tonë. Ai tha se zjarret këtë verë kanë qenë  të shumtë, por me pak dëme gjë që dëshmon sipas tij, efikasitetin e ndërhyrjes.

Niko Peleshi tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike.

Po ashtu u ndal edhe tek situata e përmbytje duke bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë dhe në rast të çdo emergjence të komunikojnë.

“Kemi shmangur zjarret në pemëtari. Në 24 orë ka pasur disa vatra aktive, në Fier e Vlorë. Por gjithashtu zjarr kritik ka qenë zjarri mbi Porto Palermo, pranë Qeparoit që u menaxhua në një kohë të shpejt. Një zjarr tjetër delikat, ishte ai afër Kishës së Laçit. Por tashme kemi patur reshje në veri, dhe mund të ketë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, apo përmbytje. I bëj thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjence, dhe më pas bashkive që të jenë të gatshëm”, tha Peleshi.

Mionistri i mbrojtjes Niko Peleshi ka falënderuar gjithashtu të gjithë efektivët e zjarrfikëses që po japin kontributin e tyre në shuarjen e flakëve në Greqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026