Ukraina çliron fshatin e rëndësishëm, Moska arreston 2 rusë për spiunazh

29 Gusht 2023 | 12:07

Ukraina ka konfirmuar se ka përfunduar çlirimin e fshatit të rëndësishëm Robotine, në jug të frontit në Zaporizhias.

Njoftimi shënon hapin më të fundit të një avancimi gradual që synon përçarjen e vijave ruse që mbrojnë rrugën për në Krime.

Por arritja e progresit në zonë është e ngadaltë dhe trupat vendase duhet të pastrojnë fushat e minuara.

Ndërkohë, në një front tjetër beteje në veri-lindje të Ukrainës, banorët po u rezistojnë thirrjeve për evakuim. Në fshatin e Kupjanskut, pavarësisht intensifikimit të operacioneve ruse, banorët insistojnë për të qëndruar.

Arsyet variojnë nga frika e varfërisë dhe vetmisë nëse largohen deri tek refuzimi i hapur për të braktisur shtëpitë.

Ata thonë se do përpiqen të bëjnë një jetë sa më normale.

Ndërkohë, presidenti Zelensky ka shprehur shpresën e tij për mbajtjen e zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Në përpjekje për të treguar dallimin nga presidenti rus Putin, ai ka thënë se zgjedhjet në kohë lufte mund të zhvillohen.

Nga ana tjetër, pala ruse raportoi se kishte rrëzuar dy dronë ukrainas që po fluturonin mbi Krimenë e aneksuar.

Gjithashtu, Moska bëri me dije se ka arrestuar dy shtetas rusë, njëri prej të cilëve i punësuar në konsullatën amerikane në Vladivostok, për kalim të informacioneve luftarake tek diplomatët amerikanë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026