I dënuar me 20 vite burg në Itali, arrestohet në një hotel në Durrës Alket Hatija

30 Gusht 2023 | 15:07

Një 50-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në një hotel në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “International”.

Alket Hatija, 50 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas policisë Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdha heroine në drejtim të Italisë gjatë periudhës 2003-2004.

30-vjeçar asokohe, Hatija dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin automjete të transportit ndërkombëtar, për të fshehur sasi deri në 10 kg heroinë dhe për ta transportuar nga Shqipëria drejt Italisë.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi:  Alket Hatija, 50 vjeç”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026