Serbia i anulon lejen e qëndrimit aktivistit rus anti-Putin
Autoritetet serbe ia kanë anuluar lejen e qëndrimit Yevgeny Irzhanskyt, qytetarit rus që kishte organizuar koncerte kundër luftës dhe ngjarje të tjera kulturore në Serbi, njoftoi organizata Shoqëria Demokratike Ruse.
Ky është vendimi i fundit në një seri vendimesh që autoritetet kanë marrë kundër mërgimtarëve rusë që janë kundër luftës.
Irzhansky që ka punuar si organizator ngjarjesh në Serbi që nga viti 2022, së fundi ishte pajisur me leje të gjatë qëndrimi në Serbi. Leje të njëjtë kishte marrë edhe gruaja e tij.
Më 28 gusht, ai u ftua në Ministrinë e Jashtme ruse dhe u mor në pyetje nga një punonjës i ministrisë lidhur me aktivitetet e tij si organizator koncertesh. Më pas punonjësi e la Irzhanskyn të presë dhe u kthye më vonë për t’i treguar se leja e qëndrimit i ishte anuluar.
Atij nuk i ishte dhënë asnjë arsye për këtë vendim, por Irzhanskyt iu dha një letër që ta nënshkruante, në të cilën lihej të kuptohej se ai ishte “kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë”, tha Shoqëria Demokratike Ruse, me seli në Beograd.
LEXONI GJITHASHTU:
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
“Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 19:50 Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë