E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje 5 punëtorë, mes tyre një 22-vjeçar
Një tren në Itali ka përplasur për vdekje për vdekje pesë punëtorë që po punonin në shina në zonën e Torinos ndërsa dy të tjerë shpëtuan mrekullisht.
Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor të Brandizzo-s. Treni po udhëtonte me 160 kilometra në orë.
Michael Zanera, 34vjeç; Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç; Saverio Giuseppe Lombardo 52 vjeç, Giuseppe Aversa 49 vjeç, Kevin Lagana 22 vjeç; ishin pesë viktimat e këtij aksidenti të tmerrshëm.
Punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje në stacion kur u përplasën dhe tërhoqën zvarrë me qindra metra. “Rfi shpreh dhimbje të thellë përballë asaj që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllime dhe afërsi familjarëve të punëtorëve të ndjerë”, thuhet në njoftimin e Hekurudhave.
Kryetari i bashkisë Brandizzo, Paolo Bodoni reagoi për ngjarjen e rëndë:
“Është një tragjedi. Nuk mund të përjashtohet që mund të ketë qenë një gabim komunikimi, në çdo rast do të duhet të pritet përfundimi i hetimeve. Për momentin nuk dihet identiteti i viktimave, por nuk janë bashkëqytetarë tanë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve