Luftime të ashpra në jug dhe lindje të Ukrainës, një dron rrëzohet afër Moskës
Ushtria ukrainase tha se kundërofensiva se saj në jug dhe lindje të vendit është duke vazhduar përballë përpjekjeve të forcave ruse për të përparuar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se e ka rrëzuar një dron në rrugë drejt Moskës.
Luftimet e ashpra po vazhdojnë në juglindje të rajonit Zaporizhja, tha ushtria ukrainase më 31 gusht, duke shtuar se forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në afërsi të Bahmutit, në rajonin lindor të Donjeckut.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndërkohë, tha se forcat e mbrojtjes ajrore e kanë rrëzuar një dron ukrainas në rrethinën Voskresenski, derisa ai po fluturonte drejt Moskës më 31 gusht.
ryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, shkroi në Telegram se nuk ka viktima apo dëme nga rrëzimi i dronit. Nuk është e qartë nëse droni është lëshuar nga Ukraina apo nga territori rus.
Aeroportet e kryeqytetit rus, Vnukovo dhe Domodedovo, i rifilluan fluturimet mëngjesin e 31 gushtit, pasi ishin mbyllur përkohësisht të mërkurën.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)