9 ushtarë pakistanez humbasin jetën nga një sulm vetëvrasës
Së paku nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës që kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të sigurisë në Pakistanin veriperëndimor.
Sulmi u krye më 31 gusht nga një sulmues vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë, tha në një komunikatë Agjencia për Marrëdhënie me Publikun e Pakistanit (AMPP).
“Ushtria është e përkushtuar për eliminimin e terrorizmit”, thuhet në komunikatë.
Sulmi ndodhi në zonën Jani Khel të rrethinës Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë rrethit fisnor të Vaziristanit të Veriut në kufi me Afganistanin.
Askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani.
Kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar, e dënoi sulmin me bombë.
“Zemra më është thyer nga humbja e 9 ushtarëve trima në Divizionin Bannu, KPK, në një akt terrorist frikacak që plagosi shumë [të tjerë]. Aktet e tilla janë plotësisht të dënueshme”, tha Kakar në X, rrjetin e social të njohur më parë si Twitter.
Numri i sulmeve vetëvrasëse vdekjeprurëse ndaj forcave të sigurisë në dhe afër Vaziristanit të Veriut në vitin 2023 është duke u rritur. Vaziristani i Veriut shërbeu si bazë për kryengritësit derisa ushtria njoftoi vite më parë se e kishte pastruar rajonin nga militantët vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve