Sot nis shpërndarja e librave falas, Rama: Konkretizim i mbështetjes së qeverisë

1 Shtator 2023 | 08:20

Këtë të premte nis në të gjitha shkollat 9-vjeçare shpërndarja e teksteve mësimore falas.

Kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar se librat do të shpërndahen falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, ndërsa për klasat e para, të dyta dhe të treta librat do të shpërndahen të rinj, e jo më të përdorur siç kanë qenë në vitet më parë.

Kjo sipas kryeministrit  është konkretizim i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

“Mirmëngjes! Dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare  ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim  si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026