Basha: Kam bërë gabime, ama kurrë nuk kam pritur krimin në zyrat e shtetit

2 Shtator 2023 | 12:20

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar se sot demokratët nisin sot një rrugëtim të ri për të çrrënjosur modelin e lidhjeve të politikës me krimin.

Basha theksoi se gjatë gjithë karrierës politike ka vendosur në plan të parë interesin kombëtar dhe jo atë personal.

Ai theksoi se kurrë nuk është shoqëruar me persona të inkriminuar gjatë kohës që ka qenë në poste drejtuese në zyrat e shtetit.

Kreu i PD theksoi se aleanca e PD-së do të jetë me popullin që do ndryshimin, larg politikës së vjetër.

“Unë kam bindjet dhe formimin tim, historinë time personale, prejardhjen dhe familjen time për të cilat jam krenar dhe kam shumë për të thënë. Përvoja që kam patur këto vite më ka bërë të njoh, të kuptoj dhe të informohem për thuajse gjithçka, të kuptoj shumë mirëkorridoret e pushtetit dhe të shtetit, paradhomat dhe prapaskenat, dyert e mbyllura dhe skenën e madhe.

Në punën time kam bërë gabimet e mia, por gjithmonë jam përpjekur të mësoj prej tyre. Ama në asnjë rast nuk kam vendosur interesat personale mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Sepse kështu e kuptoj unë politikën.

Në çdo detyrë kam patur një objektiv konstant: T’i rezistoj dhe të ndryshoj sistemin e vjetër politik shqiptar të ndërtuar mbi shantazh, kërcënim, baltosje, korruptimin dhe kriminalizimin.

Anjëherë nuk jam bërë pjesë e politikës së vjetër. Asnjëherë në zyrat që kam drejtuar nuk i kam lënë hapësirë krimit të organizuar. Për mua çlirimi i politikës nga krimi dhe çlirimi i ekonomisë nga monopolet kanë qenë dhe janë ndër qëllimet më fisnike të partisë tonë.

Sot, ne fillojmë bashkë një rrugë të re. Edhe unë e ndiej njësoj si ju se asgjë nuk është dhe nuk mund të jetë si më parë. Sepse nëkëto 2 vite, ne kemi përjetuar një situatë të paprecedentë për asnjë parti tjetër.

Por një gjë të dashur motra dhe vëllezër mos e prisni nga unë.

Unë nuk do të bëhem asnjeherë pjesë e teatrit që shfaq për ju çdo ditë kasta e politikës së vjetër, ndërkohë që ndajnë interesat në prapaskenë. Aty ku dëgjoni duke u sharë e shqyer më shumë,  aty do të gjeni pazarin me të madh mes tyre, siç e pa mbarë bota në rastin e Kullës-Mal të korrupsionit në qendër të Tiranës.

Unë besoj se arsyeja e shëndoshë, deçenca, përulësia dhe shërbimi ndaj qytetarëve duhet të jenë vlerat e politikanit. Dhuna verbale apo fizike, vjedhja, bërtitja, sharja dhe korrupsioni janë antivlerat e rrënjosura në jetën politike 33 vjeçare. Tashmë ne e dimë që ka mbi një milion shqiptarë të cilët 3 muaj më parë i refuzuan këto antivlera të politikës. Dhe ky do të jetë koalicioni ynë për të drejtuar Shqipërinë – një koalicion vlerash”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026