Regjisori nga Kosova: Mamaja më shtyu ta pranoj seksualitetin tim, babai hesht
Regjisori nga Kosova, Erblin Nushi ishte në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania ku u paraqit si Adelina Rose.
Ai ishte grimuar dhe veshur si një vajzë, ndërsa shprehu se në rrugëtimin e tij ka pasur mbështetje vetëm të ëmën, e cila e ka mbështetur për të shprehur seksualitetin.
“Kur kam dal haptas më ka pranuar sepse nuk donte që ta lija mundësinë për të shkuar në Amerikë për një jetë më të mirë. Ajo e dinte që atje do të isha vetvetja, atje do të kisha mundësi të tjera sepse e kuptonte si ishte situata në Kosovë. Është dashur kohë për të ardhur deri te mirëkuptimi i plotë, por tani jemi aq të afërt sa ajo më qep fustanet për performancat e mia,” – u shpreh Nushi.
Ndërkohë regjisori tregoi se me babain situata ndryshon.
“Sot e kësaj dite nëse e thërras babain tim dhe e pyes për çfarëdo, ai është gjithmonë aty për mua, më ndihmon me gjithçka, por në pjesën e seksualitetit ai akoma është i heshtur,” – u shpreh Nushi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026