Rama në Asamblenë e PS: Qasja jonë është që të mos përzihemi me drejtësinë e re
Kryeministri Edi Rama tha në Mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se qasja që qeveria e tij ka me organet e drejtësisë është një qasje krejt e re.
Ai tha se qeveria e tij ka vendosur të mos përzihet me drejtësinë e re dhe ta lërë atë të bëjë punën e saj në luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Pohimi tjetër i madh është impakti i jashtëzakonshëm i organeve të drejtësisë. Nuk do të rresht së përsërituri ca gjëra deri në bezdi, sa herë që bëhet fjalë për aktivitetin e këtyre organeve, sidomos për SPAK-un. Ndjesë për bezdinë që vijon.
Shikoni me kujdes se çfarë po diskutohet mes nesh e Greqisë, apo më saktë se çfarë po kërkon prej nesh pala greke. Si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument, por vetëm këmbëngul se vullneti ynë politik, duhet ta zgjidhë siç e mendojnë ato, një çështje për të cilën këto organe të drejtësisë kanë marrë dhe kanë dhënë vendimet e tyre pavarësisht nga ne dhe nga ata po se po.
Nuk dua të përsëritëm për çështjen në vetvete. Ne nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. E nisa këtu, se kjo qasje e palës greke, tregon në fakt se raporti i ri i përmbysur kokë e këmbë i pushtetit politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë.
Qasja jonë është radikalisht e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për të mos u përzier as me gojë e jo më me dorë në punën e organeve të drejtësisë, por për të mbështetur ato pa kushte, “pa gëk, pa mëk”, në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht me historinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë