Ndryshimet në kabinet/ Krashi: Vetëm 1 njoh, ministrat të vinin nga politika aktive

4 Shtator 2023 | 21:49

Deputeti i Partisë Socialiste ishte ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth ndryshimeve të fundit në kabinetin e qeverisë. Ai tha se nga ministrat e rinj, ai njeh vetëm Anila Denaj, ndërsa emrat e tjerë janë të panjohur për të.

“Nga këta që kanë ardhur unë vetëm Anila Denaj njoh, si kolege. Të tjerët nuk ia kam idenë se kush janë”,-tha Lavdrim Krashi.

Ai shtoi se është detyrë e kryeministrit të formojë një qeveri për të përmbushur programin me të cilin ka dalë para qytetarëve në vitin 2021, por megjithatë, sipas tij ministrat duhet të jenë njerëz shumë publik, që të kenë artikuluar mendime dhe qëndrime për situata të ndryshme.

“Ministrat duhet të jenë njerëz që kanë artikulim publik dhe të kenë shprehur mendimin e tyre qartazi për çështje të ndryshme. Çfarë do të thotë se në fakt qeveria duhet të jetë e përbërë nga deputetë të parlamentit. Praktika që ndiqet në Shqipëri, dhe nuk është vetëm Edi Rama që e ka bërë, është se i kanë ndarë ministrat nga deputetët. Shkolla nga e cila vij unë është shkollë e cila, shërbëtorët publik në rastin e qeveritarëve, përfshirë edhe zëvendësministrat duhet të vijnë nga politika aktive”,-tha Krashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026