Pirola, varianti i ri i COVID-19 që po përhapet me shpejtësi

5 Shtator 2023 | 07:18

Ekspertët e shëndetësisë në të gjithë botën po mbajnë një sy vigjilent mbi llojin “Pirola” të Covid, që po përhapet me shpejtësi. Por sa e ndryshme është ajo në krahasim me llojet e mëparshme? Cilat janë simptomat që shfaqen? Dhe a duhet të shqetësohemi për këtë? I njohur shkencërisht si BA.2.86, varianti, një spin-off i ri i Omicron, është alarmues i ekspertëve për shkak të 35 mutacioneve në përbërjen e tij.

Disa nga mutacionet e Pirolës kanë funksione të panjohura, por të tjera mendohet se ndihmojnë virusin të dëmtojë sistemin imunitar. Përbërja gjenetike ‘është afërsisht e të njëjtave përmasa’ si varianti fillestar Omicron dhe varianti Delta, sipas një studimi nga Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Virologët kanë paralajmëruar se është shumë herët për të përcaktuar me saktësi nëse BA.2.86 ka ndonjë simptomë të re specifike, pasi shkencëtarët janë ende duke analizuar rastet e zbuluara së fundmi. Sidoqoftë, nëse sillet si pasardhësit e tjerë të Omicron, mund të ketë disa shenja treguese për t’u kujdesur.

Ekspertët nuk janë ende të sigurt, megjithatë nëse ai sillet si nënvariant i ngjashëm i Omicron, shenjat për t’u kujdesur përfshijnë rrjedhjen e hundës, dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe lodhje të vazhdueshme.

Po ashtu sipas mjekëve gjatë këtyre javëve po qarkullon edhe një virozë dhe duhet të jemi të qartë dhe të mos e ngatërrojmë me “Pirolën”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024