Bejko: Më jepni një provë që Basha është i shitur dhe jap dorëheqjen

5 Shtator 2023 | 16:00

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Roland Bejko ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike.

Ai bën pjesë te grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës, i cili është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike dhe tha se nëse i japin një provë që Basha është i shitur te Rama, ashtu siç e akuzojnë dy grupet e tjera të demokratëve, Bejko është i gatshëm të japë dorëheqjen.

“Unë dua një provë që Lul Bashën e ka vënë Taulant Balla në krye të PD-së, në rast se mua më epet një provë e tillë unë jap dorëheqjen nga ajo parti. Unë dua një provë që partia që mbështes unë është pro abuzimit që është bërë me inceneratorët.

Nëse më jepet një provë unë jap dorëheqjen nga ajo parti. Unë dua një provë që votat që ka dhënë Partia Demokratike, fut këtu edhe Gaz Bardhin e çfarë kanë qenë aty, kanë krijuar efekte pozitive ndaj qeverisë dhe i kanë bërë dëm opozitës dhe të hapësh dosjet e të shtosh një nen më shumë për dosjet nuk është se i bën dëm opozitës, i bën nder, pasi Sali Berisha gjithë kohës i ka instrumentalizuar ato dosje së bashku me palën tjetër për t’i mbajtur siç i mban tani të bashkuar te partia”,-tha Roland Bejko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024